Arrestimet nuk kanë të ndalur në Prizren, edhe dje janë kap dy persona me substanca narkotike

Dje më datë 07.08.2019 në ora 01:00 janë arrestuar dy persona mashkull K/Shqiptar pasi që gatë kontrollit tek ata janë gjetur sasi të substancave të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, njofton zyra e informimit te Policisë, përcjell Gazeta e Re.

Pas intervistimit  me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Arrestime të tilla kanë ndodhur edhe gajte ditëve te kaluara ku numri total i te arrestuarve ka arritur ne 9 persona.

Ndryshe, këto ditë në Prizren po mbahet festivali i filmit “DokuFest” e cila ka mbledhur shumë qytetarë nga vendet të ndryshme të Kosovës po edhe nga bota të cilët kanë ardhur ekskluzivisht për këtë event.

Sipas policisë, shqetësim në këto organizime mbetet prania e madhe e dilerëve të drogës.

Në anën tjetër, Prizreni po përballon një numër të madh turistësh dhe mërgimtarësh nga diaspora.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet