Armenia anulon akreditimin për gazetarin rus që raportonte nga Malësia e Karabakut

Ilya Azar në artikullin e tij me titull “Lufta në Portën e Jugut” shkroi se humbjet ushtarake të palës armene janë shumë më të mëdha nga të dhënat zyrtare

Armenia ka anuluar akreditimin e një gazetari dhe aktivisti rus për shkak të raportimit në rajonin e Malësisë së Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ilya Azar, gazetar në “Novih novina” ruse, shkroi në rrjetin social Facebook se Ministria e Punëve të Jashtme e Armenisë i kishte anuluar akreditimin. Siç tha ai, akreditimi i tij u anulua dhe ai u ndalua të ushtronte detyrën e gazetarit në zonë.

Duke theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme armene po përpiqet me të gjitha forcat e saj për të kufizuar punën e gazetarëve në Malësinë e Karabakut, Azar tha se akreditimi i tij u anulua për shkak të lajmeve që kishte bërë nga Shusha dhe Lacin.

Duke vënë në dukje se premtimet e autoriteteve armene në lidhje me lirinë e raportimit në vend tani janë të diskutueshme, Azar tha se ai kishte shkruar vetëm të vërtetën në lajme.

Azar në artikullin e tij me titull “Lufta në Portën e Jugut” shkroi se humbjet ushtarake të palës armene janë shumë më të mëdha nga të dhënat zyrtare.

Përfshirë deklaratat e dëshmitarëve okularë në artikullin e tij, Azar shkroi se në qendrën kulturore në Shusha në të cilën po mbahej një takim dhe i cili u qëllua nga ushtria azerbajxhanase morën pjesë rreth 600 ushtarë dhe policë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet