Armenët kanë ushqyer derra në xhaminë e qytetit Zengilan të cilin e mbanin të pushtuar

Ushtarët azerbajxhanas që kanë çliruar qytetin Zengilan nga pushtimi armen, kanë hyrë në xhaminë e qyteti dhe kanë hasur derra.

Mësohet se armenët kanë ushqyer derra në xhaminë e qytetit Zengilan të cilën e mbanin të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas pamjeve në rrjetet sociale, ushtarët azerbajxhanas që kanë çliruar qytetin Zengilan nga pushtimi armen, kanë hyrë në xhaminë e qyteti dhe kanë hasur derra këtu.

Në pamjet e incizuara me celularë shihet se xhamia historike është shndërruar në rrënoja.

Zengilan u çlirua më 20 tetor

Ushtria azerbajxhanase e çliroi Zengilanin që mbahej nën pushtim që 27 vite, me një operacion të zhvilluar më 20 tetor.

“Dje e keni parë të gjithë xhaminë e shkatërruar në qytetin Zengilan. Në atë xhami kanë ushqyer derra. Na i kanë fyer xhamitë. Na i shkatërruan të gjithë monumentet historike”, tha presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev pas takimit me Avokatin e Popullit të Turqisë, Şeref Malkoç.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet