Armenët djegin shtëpitë e tyre, që do t’i kalojnë Azerbajxhanit

Mijëra armenë janë larguar nga zonat përreth Nagorno-Karabakut, të cilat do t’i jepen Azerbajxhanit në bazë të marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar ditët e fundit.

BBC raporton se shumë prej banorëve para se të shpërngulen kanë djegur shtëpitë e tyre në shenjë revolte.

“Në rajonin e Kalbajar familjet e etnisë armene po djegin dhe shkatërrojnë shtëpitë e tyre në mënyrë që azerbajxhanasit të mos mund të lëvizin atje”.

Kujtojmë se Azerbajxhani dhe Armenia kanë arritur një marrëveshje paqeje nën ndërmjetësimin e Rusisë. Sipas marrëveshjes me 9 pika, dy vendet do të qëndronin në pozicionet që kontrollonin.

Kategoritë
BotaLajme