Ariu polar kalon 1.500 kilometra në kërkim të ushqimit (Foto)

Ariu mendohet të ketë ecur mbi 1.500 kilometra deri në qytetin Norilsk, meqë zona e saj amtare kryesisht është brenda rrethit të Arktikut.

Një ari polar i uritur dhe i dobët u shfaq në qytetin verior Norilsk të Rusisë, duke shkaktuar një emocion midis rusëve lokalë dhe angazhim për autoritetet

Ariu mendohet të ketë ecur mbi 1.500 kilometra deri në qytetin Norilsk, meqë zona e saj amtare kryesisht është brenda rrethit të Arktikut.

Ambientalistët vendas theksuan se ky është ariu i parë për 40 vite që është parë në qytetin e industrializuar.

Andrey Korobkin, zyrtar lokal i kafshëve të egra, tha se një grup specialistësh pritet të arrijnë në Norilsk për të ekzaminuar dhe për të marrë një vendim për fatin e ariut.

“Nëse është e nevojshme, gjigantit arktik do t’i ofrohet ndihmë mjekësore dhe pastaj mund të kthehet në botën e egër apo të vendoset në ndonjë kopsht zoologjik”, tha Korobkin.

Ekologët kanë paralajmëruar se ngrohja globale dhe në mënyrë specifike shkrirja e akullit të Arktikut ka vendosur arinjtë polarë në rrezik të zhdukjes.

Akulli i ngrirë i Arktikut ka patur një ndikim jashtëzakonisht negativ në jetën e përdithshme të arinjve polarë, duke i detyruar ata të shkojnë më larg për gjueti dhe duke i privuar nga vendet për të pushuar.

.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet