Ariu “llups” ngec në puestë pasi u ngop me mana (Video)

Një situatë si Winnie Pooh, e cila pa një ari të zi mbërthyer në një vrimë pesete pas një vakti manash ndodhi në Kolorado. Me sa duket i joshur nga era e ëmbël e ushqimit që vjen nga një qese plehrash e mbushur me mana, arushja u fut në lagjen Colorado Springs dhe pasi hëngri mirë e mirë, u fsheh në një puset.

Ajo u zbulua në pusetën që ndodhet disa metra larg nga koshi i mbeturinave ku ishin manat.

Banorëve iu kërkua të qëndronin në ambiente të mbyllura, pasi zyrtarët e Kolorados Parks dhe Wildlife (CPW) fillimisht u përpoqën të hiqnin kapakun e rëndë që kishte bllokuar arushën.

Gjatë gjithë operacionit të shpëtimit, oficerët u përpoqën të shmangnin trembjen e ariut. Me kapakun e ngritur, arusha i shpëtoi për mrekulli izolimit, teksa një nga oficerët qëndronte pranë me një armë gjahu të mbushur me plumba gome jo vdekjeprurëse për të ndihmuar në arratisjen e saj drejt pyjeve.

“Rreth gjashtë minuta pas heqjes së kapanxhës së pusetës, arusha që llogaritet të jetë tre deri në katër vjeç doli me nxitim”, raportoi CPW.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet