Arinjtë polarë kanë nisur të hanë njëri-tjetrin

Një fenomen po bëhet më i zakonshëm në Arktik, me shfaqjen e kanibalizmit midis arinjve polarë.

Ndryshimet klimatike dhe shfrytëzimi i karburanteve fosile në zonë përmenden si arsye.

Së bashku me ngrohjen globale, koronavirusin që po pushton Evropën dhe ngjarje të ndryshme politike, ekziston një fenomen i tmerrshëm që prek speciet e kafshëve dhe i drejton ata në kanibalizëm, thonë studiuesit rusë, raporton Daily Mail.

Shkrirja e akullit të shkaktuar nga ngrohja globale, por edhe nga shtimi i numrit të kompanive në Arktik, privon arinjtë polarë nga mundësia për gjueti, kështu që ata detyrohen të kthehen në kanibalizëm duke sulmuar këlyshët e tyre.

“Rastet e kanibalizmit tek arinjtë polarë rrallëherë ishin njohur për shkencëtarët më parë. Burimi i shqetësimeve tona është se kanibalizmi është bërë aq i zakonshëm tani sa që arinjtë po sulmojnë edhe femrat me be be”, tha shkencëtari Ilya Mordvincev nga Instituti Severcov, duke shtuar se shkaku i këtyre sulmeve është mungesa e ushqimit të shkaktuar nga faktori njeri.

Mungesa e akullit zvogëlon numrin e fokave me të cilat ushqehen arinjtë.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se arinjtë, pasi vrasin anëtarët e specieve të tyre, mbulojnë trupat e tyre me borë dhe akull, në mënyrë që ta përdorin përsëri në të ardhmen.

Arinjtë polarë janë specie që ka një shkallë të ulët riprodhimi gjatë dimrit.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet