Arinjtë polarë do të zhduken: Paralajmërimi dramatik nga shkencëtarët (Video)

Arinjtë polarë do të zhduken për shkak të shkrirjes së përshpejtuar të Arktikut, kanë paralajmëruar shkencëtarët që hetuan ndikimin e ngrohjes globale në këtë specie të rrezikuar.

Shumica e arinjve polarë do të vuajnë nga uria dhe fuqia e tyre riprodhuese do të zvogëlohet në 20 vjet për shkak të shkrirjes së përshpejtuar të akullit në Arktik, dhe ato mund të zhduken plotësisht deri në vitin 2100, kanë paralajmëruar shkencëtarët, raporton Guardian.

Shkencëtarët kanë studiuar dy skenarë të mundshëm. Sipas një më të favorshme, arinjtë do të mbijetojnë ende në numër të vogël në ishullin Mbretëreshë Elizabeth, por kjo vetëm do të vonojë zhdukjen e tyre për disa dekada.

Vlerësohet se aktualisht ka rreth 26,000 arinj polarë në botë që jetojnë në 19 zona, nga Norvegjia, Kanada, Alaska deri në Rusi. Ato janë shumë të varura nga zonat e akullit dhe nuk mund të mbijetojnë në kushte kur nuk ka akull.

Për dallim nga të afërmit e tyre kontinentale, arinjtë polarë janë më aktivë gjatë dimrit, kur sezoni i tyre i gjuetisë është në aktivitet të plotë, ndërsa gjatë pranverës dhe verës ata mbijetojnë falë rezervave të krijuara gjatë dimrit.

Shkencëtarët kanë përcaktuar që popullsia e arinjve polarë në disa habitate tashmë është ulur me 25 deri në 50 përqind në dekadat e fundit./Gazetaere

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet