Arilena Ara do ta këndojë në anglisht këngën e saj “Shaj” në “Eurovision 2020”

Arilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në natën e dytë të festivalit që do të mbahet më 14 maj, shkruan lajmi.net.

Ajo do të performojë e 18-ta me radhë. Arilena ka qëndruar javëve të fundit në Los Angeles, atje ku ka ripërpunuar këngën e saj me disa producentë të huaj.

Ndërsa gjatë një intervsite të dhënë për ‘Vizioni i Pasdites’ ajo ka treguar se në “Eurovision 2020” këngën “Shaj” do ta këndojë në gjuhën angleze.

“Kënga do dalë shumë shpejt, por dua të them që meqenëse kënga u ndërtua në fillim në variantin anglisht, me një demo dhe me një tekst minimalist anglisht, ka një frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga “shaj”. Është në të njëjtin karakter dhe mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi tjetër, emocion tjetër”, është shprehur Arilena

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet