Arda Turan gjobitet me 2,5 milionë lira

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e klubit, thuhet se bordi i klubit ka marrë disa vendime në lidhje me zënkën e Arda Turan me këngëtarin Berkay Şahin në një klub zbavitjeje.

Klubi Futbollistik İstanbul Başakşehir ka gjobitur futbollistin Arda Turan me 2 milionë e 500 mijë lira, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e klubit, thuhet se bordi i klubit ka marrë disa vendime në lidhje me zënkën e Arda Turan me këngëtarin Berkay Şahin në një klub zbavitjeje.

Nga klubi bëhet e ditur se aktet që pretendohen se janë kryer nga futbollisti aspak nuk përputhen me etikën dhe profesionalizmin e klubit, ndërsa futbollisti është gjobitur me 2 milionë e 500 mijë lira, detyrimet profesionale e të cilit do të vazhdojnë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, duke rezervuar të drejtat për vendime dhe sanksione shtesë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet