Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Arabia Saudite pezulloi namazet në xhami në gjithë vendin në fund të marsit, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Xhamitë në gjithë Arabinë Saudite u rihapën sot për faljen e namazit, për herë të parë pas më shumë se dy muajve për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Adhuruesve u lejohej të hynin në xhami, përveç xhamive në qytetin e shenjtë të Mekës, për namazin e sabahut, edhe atë me një kapacitet prej 40 për qind.

Agjencia zyrtare e lajmeve SPA publikoi disa pamje të besimtarëve që faleshin në xhami mes masave parandaluese për të luftuar virusin.

Autoritetet saudite thanë se miliona porosi të shkruara u janë dërguar njerëzve për t’i informuar rreth rregullave të reja gjatë namazeve.

Këto rregulla përfshijnë mbajtjen e një distance prej dy metrash mes njerëzve gjatë namazeve, mbajtjen e maskave në çdo kohë dhe shmangjen e përshëndetjes së njëri-tjetrit me shtrëngime duarsh ose përqafime.

Arabia Saudite pezulloi namazet në xhami në gjithë vendin në fund të marsit, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Mbretëria deri më tani ka konfirmuar 83.384 raste të virusit, përfshirë 480 vdekje.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet