Apple po heq aplikacione që ndajnëtë dhënat mbi vendndodhjen tuaj me palë të treta

Apple ka filluar të heqë aplikacionet nga App Store që shkelin politikat e kompanisë duke ndarë të dhënat e vendndodhjes me palët e treta pa pëlqimin e konsumatorëve. Shkeljet lidhen me seksionet 5.1.1 dhe 5.1.2 të Udhëzimeve të kompanisë App Store, të cilat thonë se aplikacionet nuk duhet të transmetojnë “të dhënat e vendndodhjes së përdoruesit tek palët e treta pa pëlqimin e shprehur nga përdoruesi [ose] për qëllime të pa miratuara”.

Zhvilluesit që kanë shkelur udhëzimet e kompanisë kanë marrë njoftime nga Apple, duke i informuar ata se aplikacionet e tyre nuk janë në pajtim “pas rivlerësimit.” Vërehet se aplikacionet e prekura nuk kanë ofruar informacion të mjaftueshëm të qartë për përdoruesit rreth asaj që ndodh me të dhënat e tyre pasi janë mbledhur.

Lëvizja e Apple duket se lidhet me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave, e cila hyn në fuqi më 25 maj në Evropë. Sipas rregullave të reja, kompanitë e teknologjisë do të duhet të marrin pëlqimin e qartë dhe faktin që janë të informuar nga një person që po mbledhin të dhëna personale.

Kjo do të thotë që aplikacionet mund të kenë nevojë të kërkojnë pëlqimin për të dhënat tuaja ose të nxjerrin në pah se si po përdorin të dhënat e tua në mënyra më të qarta.

Në njoftimet e dërguara për zhvilluesit e prekur, Apple thotë se ata që duan të rivendosin aplikacionin e tyre duhet të heqin çdo kod, kornizë ose SDK që kanë të bëjnë me ndarjen e vendndodhjes me palët e treta dhe ta rinisë aplikacionin për një shqyrtim. Sapo të miratohet, aplikacioni do të rivendoset në App Store.

Udhëzimet e Apple po ashtu theksojnë se “Të dhënat e mbledhura nga aplikacionet nuk mund të përdoren ose të ndahen me palët e treta për qëllime që nuk lidhen me përmirësimin e përvojës së përdoruesit ose performancës software / hardware të lidhur me funksionalitetin e aplikacionit”.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet