Apple nuk heq dorë nga Mac Mini

Apple ka lënë pasdite kompjuterin Mac Mini, pasi që sistemi ka marrë një numër të vogël të përditësimeve viteve të fundit.

Shefi i kompanisë, Tim Cook është arsyetuar duke thënë se Mac Mini do të vazhdojë të qëndrojë, pavarësisht se azhurnimi i fundit ka ndodhur para tri vjetësh, transmeton kp.

“Ne e duam këtë kompjuter. Përdoruesit tanë kanë gjetur një numër të madh të mënyrave kreative përmes të cilave mund ta përdorin Mac Mini. Edhe pse nuk është koha për të folur për detajet, planifikojmë që Mac Mini të jetë pjesë e rëndësishme e linjës sonë të prodhimit në të ardhshmen.

Duket se Apple nuk është i gatshëm të zbulojë më shumë detaje për produktin, por Mac Mini i ri me siguri se do të arrijë në ndonjë moment.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet