“Apokalips në Dolomiti”, mijëra familje në errësirë dhe pa ujë (Foto)

Pemët në malet e Bellunos janë bërë të shkretuara pas shkatërrimit që kanë pësuar nga koha e keqe e cila nuk njeh pushim.

Në Rocca Pietore, pranë Marmolada-s, zona të tëra janë pa energji elektrike, telekomunikacion dhe uji mungon prej një jave: ujësjellësi i Serrai di Sottoguda është përmbytur nga balta, është jashtë funksionit dhe duhet të riparohet. Do të duhen vite. Bilanci është shumë i rëndë: 5 mijë familje pa ujë të pijshëm dhe 12 mijë në errësirë. Vërtet një “Apokalips në Dolomitet”.

Por ajo që ka ngjallur tmerr, është se brenda një nate janë shpyllëzuar 50 mijë hektarë pyje nga Carnia në Val di Fiemme. Ka qenë më keq se një bombardim, shprehen oficerët e ushtrisë italiane. “Do të duhen 4-5 vjet për të ripastruar pyjet nga shkatërrimi, bëhet fjalë për 4 milionë pemë për t’u zëvendësuar”.

“Është një goditje vdekjeprurëse për ekosistemin, – vijon një ekspert i bujqësisë, – sepse me shfarosjen e të gjitha pyjeve, është shfarosur edhe biodiversiteti dhe ka ndryshuar madje edhe klima lokale, e cila ndikon në regjimin hidrologjik, gjë që mund të shkaktojë në të ardhmen rrëshqitje të tokës dhe ortekë”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet