Apliko edhe ti në Kapmet Verore të Turqisë – Detajet

Me qëllim të kontributit në aspektin social, fizik, mendor e shpirtëor të  rinisë, Ministria e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Turqisë, organizon kampe verore në Turqi. Në këtë aktivitet janë të ftuar edhe të rinjtë dhe të rejat nga Kosova.

Në kampet verore planifikohen aktivitete te ndryshme si në vijim:

Aktivitete kulturore: arte aplikative, teatër, muzikë, valle popullore, dramë, lojëra etj, gjithashtu aktivitete që përfaqësojë kulturën kosovare dhe atë turke.

Aktivitete sociale: Orë leximi, lojëra si, shah, mangala, matrak, rafting, trekking, shëtitje si dhe aktivitete në deti dhe pishinë.

Aktivitetet sportive: Gjuajtje me hark, ngjitje në mal, futboll, volejboll, basketboll, tenis, badminton, mini futboll, table tenis, not, trekking, paintball, kalërim, mini golf, lundrim, rafting, çiklizëm malorë, Zip line (flyfox), park avanturash.

Kampet zgjatins 5 ditë, ndërsa së bashku me udhëtim 7 ditë.; organizohen në 13 qytete të ndryshme, dhe në to pranohen grupe të ndara në vajza e djem.

Pranimi bëhet sipas grup moshave të caktuara nga 12 deri 22 vjeç. Për grup moshat 17 dhe më pak caktohet një kujdestar. Grup moshat ndahen në 4 grupe: nga (12-13), (14-15), (16-17) dhe (18-22).

Të rinjtë dhe te rejat të cilët janë të interesuar për të qenë pjesë e kampeve do të përzgjedhen nga nga Instituti Junus Emre dhe Shkollat Internacionale Maarif në Kosovë. Për më shumë informata, të interesuarit mund të shkruajnë në email adresen [email protected] ose të vizitojnë vegzat në vijim:

Prishtinë : www.facebook.com/yeepristine/

Prizren :www.facebook.com/yeeprizren/

Pejë www.facebook.com/yeepeja/

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet