Apelon mërgimtari: Në Serbi po qarkullon kjo veturë e policisë serbe, provokon kosovarët

Fundjava po sjell mërgimtarë të shumtë në Kosovë. Për të hyrë në Kosovë në dy pikat kufitare, në Merdare dhe Dheu i Bardhë, mërgimtarët duhet presin afërsisht një orë, transmeton Gazeta Metro.

Rruga të cilën e zgjedhin mërgimtarët për të ardhur në Kosovë është ajo që vije nga Sllovenia, për në Kroaci dhe më pas për të kaluar nga Serbia, për t’u futur në Kosovë.

E një mërgimtarë ka kaluar sot nga Serbia dhe ka bërë apel për të gjithë mërgimtarët që kalojnë andej të kenë kujdes, pasi që një BMW e bardhë po provokon veturat me tabelat e huaja.

Mërgimtari thotë se një BMW e bardhë po u bënë me drita veturave me të huaja dhe po i fton për garim në mes veturave, që më pas të i dënoj.

Ai tutje ka treguar se si pasojë e këtij mashtrimi nga policia serbe, dy mërgimtarë kosovar me vetura me tabela zvicerane e kanë pësuar duke u gjobitur./gazetametro.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet