Anulohet festivali i këngës Eurovizion

Ky është anulimi i parë i këtij festivali që nga fillimi i tij në vitin 1956.

Unioni Evropian i Transmetimit (EBU) njoftoi anulimin e edicionit të 65-të të Kontestit të Këngës Eurivizion si rezultat i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Vendimi për anulimin e festivalit të këngës evropiane që do të organizohej më 16 mars në Rotterdam të Holandës është marrë pasi janë shqyrtuar të gjitha mundësitë, tha EBU, me qendër në Gjenevë, në faqen zyrtare të internetit.

“Me pikëllim të madh njoftojmë se jemi të detyruar ta anulojmë Kontestin Evropian të Këngës Eurovizion 2020 në Rotterdam”, thuhet në deklaratën e EBU-së.

Ky është anulimi i parë i këtij festivali që nga fillimi i tij në vitin 1956.

Kategoritë
BotaKulturëLajme

Të ngjajshmet