“Anti-sorosianët” kërkojnë shkarkimin e presidentit Thaçi

Lëvizja Shqiptaro-Amerikane- AntiSoros ka dalë me propozime për tejkalimin e situatës aktuale në Kosovë. E këtë e ka bërë në kuadër të prezantimit të rastit studimor “Tri Iniciativa paralele parlamentare që shpëtojnë Kosovën”.

Përfaqësuesi i Lëvizjes, avokatit Altin Goxhaj, tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e së martës duhet të kërkojnë shkarkimin e presidentit Thaçi dhe dëbimin e Lëvizjes “Soros” nga Kosova, meqë sipas tij, ideja për korrigjimin e kufijve ka ardhur nga bashkëpunimi me Soros-in.

Në Prishtinë, sot Lëvizja Shqiptaro-Amerikane- AntiSoros ka folur për takimet e Alex Soros që ka mbajt me liderë të rajonit, e të cilat Soros i ka publikuar përmes rrjetit të tij social Instagram.

Sipas avokatit Altin Goxhaj, Soros ka shtrirë ndikimin në Shqipëri dhe Kosovë, duke kontribuar kështu në idenë për ndarjen e Kosovës.

Sipas Goxhajt, Hashim Thaçi duhet shkarkuar nga posti i presidentit dhe deputetët e Kuvendit duhet të kërkojnë komision hetimor për Soros dhe ta largojnë këtë Lëvizje nga Kosova.

Dhe jo vetëm kaq, avokati Goxhaj ka thënë se deputetët kosovarë duhet të kërkojnë debat edhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Goxhaj: Deputetët duhet të shkarkojnë presidentin e Kosovës

“Një deputet ngre pretendimin, thotë unë dua të futet në rend dite një iniciativë parlamentare për shkarkimin e Thaçit, për akt tradhtie, dhe bashkë me të kërkoj dëbimin e Soros nga Kosova, bashkë me inicimin e një procedure për një komision hetimor parlamentar. Ju them me sinqeritet, lajmi do të jetë; në Kosovë mblidhet Parlamenti për të votuar rezolutën me një pikë dhe vazhdon lajmi me katër rreshta më shume për pjesën Soros, dhe dhjetë rreshta do të ishte po të guxonte deputeti që Shqipëria e Kosova të bashkohen”, tha ai.

Përfaqësuesi i Lëvizjes, avokatit Altin Goxhaj tha se mendojnë që rezoluta për 4 shtatorin në Kuvendin e Kosovës është shumë e qëlluar por e pamjaftueshme.

Goxhaj: Rezoluta në Kuvendin e Kosovës është jashtëzakonshme

“Kjo rezolutë ka vlerë të jashtëzakonshme. Por, ka një problem, Thaçi e ka marr këtë rol, e ka konsumuar veprimin, e ka hap debatin. Rezoluta e ndalon por dëmi është bërë, gropa është bërë. Si zhbëhet gropa? Shumë kollaj; Thaçi, me një iniciativë ligjore të një deputeti të vetëm, që kërkohet shkarkimi i tij si president, por ndërkohë kjo nuk lihet dot pa vazhdimin e fjalisë që është dëbimi i Soros-it, pasi bën lidhjen e shkakut dhe pasojës, pasi bën lidhjen midis Thacit dhe Soros-it, dhe të thuash e shkarkojnë për tradhti, sepse ka bashkëpunuar me Soros-in, e ke legjitimuar akoma më fort tezën për rolin e Soros-it negativ që ka pas, pra kur kryeministri thotë që bëhet luftë e ai thotë mund ta bëjmë këtë çështje, që kryeministri thotë bëhet luftë, dhe këta thonë që ky person këtë punë e ka bashkëpunim edhe me Alexin”, tha ai.

Sipas tij, veprime të tilla në Kuvendin e Kosovës do të përbënin lajm gjithandej botës dhe në këtë formë do të arrihej ndikimi.

Gjatë fjalimit, Altin Goxhaj gjithashtu tha se Soros po shkakton kaos në Shqipëri dhe Kosova është  infektuar nga kapja totale në Shqipëri.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet