Antarktik, zbulohen 3 kanione gjigante

Kanioni më i madh i cili u emërua “Foundation”, është në gjatësi prej 350 kilometrash dhe në gjerësi prej 35 kilometrash.

Shkencëtarët kanë zbuluar 3 kanione gjigante në Antarktik.

Dr. Kate Winter nga Universiteti Northumbria në Britani të Madhe dhe ekipi i saj përmes skanimit me radar kanë zbuluar 3 kanione nën pllakat e akullit në Antarktik.

Kanioni më i madh i cili u emërua “Foundation”, është në gjatësi prej 350 kilometrash dhe në gjerësi prej 35 kilometrash.

Thuhet se këto kanione luajnë rol të rëndësishëm në lëvizjen e pllakave të akullit.

Dr. Fausto Ferraccioli nga Studimi Britanik Antarktik (BAS) tha se rajoni ku ndodhen kanionet është një nga rajonet më pak të njohura të Antarktikut.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Geophysical Research Letters”.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet