Antalya vendos rekord turistik të të gjitha kohërave

“Për herë të parë në histori numri i turistëve që kanë vizituar qytetin ka tejkaluar 14 milionë”, thonë përfaqësuesit nga sektori i turizmit.

Për herë të parë në histori, qyteti turistik Antalya pritet të vizitohet nga 16 milionë turistë deri në fund të këtij viti, thotë kryetari i Federatës së Hotelierëve të Turqisë, Osman Ayık, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani gjatë këtij viti, Ayık thotë se 14 milionë turistë kanë vizituar destinacionin e njohur për plazhet origjinale mesdhetare.

Numrat rriten çdo muaj duke i bërë të punësuarit në sektorin e turizmit që të shpresojnë për të ardhmen. Qytetin e kanë vizituar turistë nga 193 shtete.

“Kishte rritje të numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar. Veçanërisht në tetor, u shënua një rritje prej 20 për qind”, tha Ayık, duke shtuar se tendenca e njëjtë do të vazhdojë dhe se sektori i turizmit do të ecë para me hapa të fuqishëm dhe të sigurtë.

Ayık gjithashtu tha se shërbimet cilësore që u ofrohet konsumatorëve kanë ndihmuar në arritjen e këtij synimi.

Erkan Yağcı, kreu i Shoqatës së Hotelierëve Turistikë të Mesdheut, gjithashtu theksoi se çdo i treto turist në Turqi preferon qytetin Antalya.

“Ne jemi përqendruar në strategjinë e re për vitin 2020 dhe për sa kohë që zhvillojmë strategji të reja, ne do të vazhdojmë të thyejmë rekorde”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet