Anija turke Barbaros Hayreddin Pasha vazhdon aktivitetet kërkimore në Mesdheun Lindor

Barbarossa, së bashku me anijet Tanux-1 dhe Apollo Moon, do të kryejë kërkime sizmike në zonën F për të cilën Korparata e Turke e Naftës (TPAO) ka marrë licencë nga Republika Turke e Qipros Veriore.

Anija turke e kërkimeve sizmike Barbaros Hayreddin Pasha arriti në ujërat e Qipros për të vazhduar aktivitetet në Mesdheun Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Barbarossa, së bashku me anijet Tanux-1 dhe Apollo Moon, do të kryejë kërkime sizmike në zonën F për të cilën Korparata e Turke e Naftës (TPAO) ka marrë licencë nga Republika Turke e Qipros Veriore.

Zona ku do të kryhen kërkimet është shpallur NAVTEX (Njoftim për detarët), që do të vazhdojë deri më 18 shtator.

Zona F gjendet në të ashtuquajturat parcela 2 dhe 3 të deklaruara në mënyrë të njëanshme nga pala greke qipriote.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet