Anija kozmike ruse detyrohet të aterojë nga një defekt në raketë

Kozmonauti rus, Alexei Ovichin dhe kolegu i tij amerikan, Nick Hague, ishin nisur nga baza në Kazakistan me destinacion Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

 Anija kozmike ruse Soyuz, është detyruar të aterojë nga shkaku i një defekti në raketë me të cilën u nis nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, raporton Anadolu Agency (AA).

Kozmonauti rus, Alexei Ovichin dhe kolegu i tij amerikan, Nick Hague, ishin nisur nga baza në Kazakistan me destinacion Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Agjencia Hapësinore ruse Roskosmos, thotë se pak kohë pas nisjes, fluturakja pësoi një defekt në raketën e cila mbante kapsulën Soyuz MS-10, në të cilën ndodheshin dy astronautët.

Mediat ruse raportuan se personeli dyanëtarësh kishte arritur të aterojë kapsulën përmes parashutës në tokën e Kazakistanit.

Roskosmos konfirmoi se asnjëri astronaut nuk është lënduar, për të shtuar se ekipet e shpëtimit tashmë kanë shkuar në vendin ku ka ateruar kapsula.

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet