Anglia vazhdon marshimin perfekt – sërish fitore ndaj Serbisë

Anglia ka regjistruar një tjetër fitore të sigurt në fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, duke triumfuar ndaj Serbisë (2-0) edhe pse kualifikimin e kishte siguruar që në xhiron e kaluar.

Skuadra e Thomas Tuchel vazhdon formën mbresëlënëse, duke arritur pesë fitore nga po aq ndeshje.

Anglia e nisi ndeshjen fuqishëm dhe kaloi në epërsi që në minutën e 28-të, kur Bukayo Saka reagoi më së miri në zonë pas një topi të kthyer, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm dhe duke e bërë rezultatin 1-0.

Të dy trajnerët nisën menjëherë me zëvendësime në pjesën e dytë, ndërsa Anglia rriti ritmin edhe më shumë. Në minutën e 64-t, Marcus Rashford u zëvendësua nga Eberechi Eze — një lëvizje që do të rezultonte vendimtare.

Fillimisht, Eze shpërdoroi një rast të artë në minutën e 87-të, kur goditja e tij nga afërsia u përplas në traversë. Por vetëm pak sekonda më vonë, ylli i Crystal Palace u shpagua.

Ai depërtoi në zonë dhe me qetësi e dërgoi topin në rrjetë, duke dyfishuar rezultatin dhe vulosur triumfin 2-0.

Me këtë fitore, Anglia konfirmon formën dominuese në grup, me 21 pikë, ndërsa Shqipëria e ka siguruar vendin e dytë me 14 pikë.

Kategoritë
Sport