Anglia e mposhti Kosovën 2-0 me golat e talentit të Manchester City

Kosova U21 ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Euro 2021, duke u mposhtur 2-0 nga Anglia U21, sfidë e vlefshme për Grupin 3.

Pas dy fitoreve në Grupin 3 të kualifikimeve për Euro 2021, Kosova është njoftuar me humbjen.

“Dardanët” bën lojë të mirë në KCOM Stadium në Hull, por Anglia u tregua më e vëmendshme dhe realizuan dy herë në portën e Kosovës.

Rezultati u zhbllokua në pjesën e parë.

Ishte mesfushori i Mancvhester City, Phil Foden, ai që shfrytëzoi një huti në mbrojtjen e “Dardanëve” duke shënuar për 1-0 në minutën e 25’.

Në pjesën e dytë, Kosova tentoi me të gjitha forcat për të gjetur golin e barazimit dhe me këtë rast, harroi paksa mbrojtjen duke pësuar edhe golin e dytë në fund të takimit.

Ishte sërish mesfushori i Mancvhester City, Phil Foden, ai që realizoi për “Tre Luanët”.

Kujtojmë se Kosova është detyruar të bëjë zëvendësim në minutën e 34’. Sulmuesi, Lirim Mema u lëndua dhe lëshoi fushën e lojës për Arbnor Muja.

Në fillim të pjesës së dytë, për shkak të dëmtimit në fund të pjesës së parë, nuk doli në fushë as Mirlind Daku, në vend të tij u inkuadrua në lojë Valdrin Mustafa, por që nuk ia dolën të ndihmojnë Kosovën.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet