Anëtari i shkarukar nga Qeveria e Kosovës, Sead Ujkani ka reaguar për raportimet e medieve

Ish-anëtari i Bordit tanimë i shkarkuar nga me vendimin e Qeverisë e Kosovës, profesori Sead Ujkani, ka reaguar për raportimet e medieve.

Ai nëpërmjet llogarisë personale  në “Facebook”, ka publikuar reagimin e tij publike:

“Të dashur miq,

Nuk është në natyrën time të bëjë reagime publike, pavarësisht raportimeve të mediave që në vazhdimësi më kanë lakuar emrin pa të drejtë. Unë e kam vijuar punën në qetësi dhe me të njëjtin përkushtim për të kryer me nder dhe me profesionalizëm detyrat më të cilat kam qenë i ngarkuar.

Ndihem krenar që dhashë kontributin me ekspertizën time profesionale në cilësinë e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, sidomos në marrjen e vendimeve të guximshme, duke mbrojtur interesin e kompanisë. Koha do të dëshmojë rëndësinë dhe peshën e një vendimmarrjeje të tillë, sidomos pa përkrahjen e duhur institucionale.

Në cilësinë e anëtarit të Komitetit të Auditimit ngrita zërin fuqishëm dhe u angazhova në uljen e shpenzimeve operative, të cilat ndër vite e kanë përkeqësuar performancën financiare të ndërmarrjes.

Njëkohësisht konform kompetencave dhashë kontributin edhe në vendosjen e bazave të ristrukturimit dhe të planit të ri të ristrukturimit korporativ, si dhe njëkohësisht për planifikimin e zhvillimit strategjik të ndërmarrjes.

Jam i hapur për çdo vlerësim eventual të pasurisë personale që posedoj dhe atë para marrjes së pozitës, gjatë mbajtjes së pozitës dhe tani.

Asnjë raportim tendencioz nuk zbeh të arriturat e mia profesionale dhe as raportet me miqtë e mi që kanë pozicione publike, të cilat janë të ndara nga angazhimi im profesional.

Përfundimisht, unë përfundoj një detyrë përmes së cilës përfitova një përvojë të mirë profesionale dhe jetësore.“

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet