Anëtari i PDK’së në KQZ u reagon zyrtarëve të VV’së pasi publikuan shifra për fletëvotimet me gabime

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka reaguar ndaj pretendimeve të disa zyrtarëve të VV-së, të cilët kanë publikuar shifra rreth fletëvotimeve me gabime të kodit serik duke i quajtur të pasakta dhe të pa konfirmuara zyrtarisht.

“Deri me tani ende nuk kemi një raport zyrtar të pranuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Gjatë procesit të numërimit janë bërë kopje fletëvotimeve, për të evidentuar saktë secilin fletëvotim. Lajmet dhe informacionet mbi numrin e fletëvotimeve me kode të ndryshme të vendvotimeve janë të pasakta dhe të pa konfirmuara zyrtarisht”, ka thënë Elshani.

Gjatë ditës në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë janë gjetur dhjetëra fletëvotime me numra serikë të çrregullt, ku shumica absolute sipas PDK’së ishin me votë për Faton Pecin.

PDK-ja, LDK-ja dhe partnerë të tjerë të koalicionit në Mitrovicë kanë kërkuar që të ketë rivotim në Mitrovicë.

Kategoritë
LajmeVendi