Anëtari i grupit terrorist FETO Selami Simsek i refuzohet azili politik në Shqipëri

Anëtari i grupit terrorist FETO Selami Simsek, i refuzohet kërkesa për azil politik në Shqipëri. Ai e kishte paraqitur kërkesën me 9 mars pasi kërkohet nga autoritetet turke, të cilat e konsiderojnë pjesë të organizatës terroriste FETO.

Simsek u arrestua në 08 qershor të vitit të kaluar së bashku me mikun e tij Harun Çelik në aeroportin e Rinasit, në përpjekje për t’u larguar në Kanada me dokumenta të falsifikuara.

Çelik është deportuar nga Shqipëria në drejtim të Turqisë pa mundësi ankimi në Apel.

Të dy akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet