Anëtarë të lartë të FETO-s sillen në Turqi nga Ukraina

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se Salih Fidan dhe Samet Güre, të cilët janë shefat e grupit terrorist në Bagdad dhe Erbil, u arrestuan përderisa përpiqeshin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin Ukrainë-Poloni.

Të ashtuquajturit krerë të organizatës terroriste FETO të dy qyteteve më të mëdha në Irak janë sjellë në Turqi nga Ukraina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se Salih Fidan dhe Samet Güre, të cilët janë shefat e grupit terrorist në Bagdad dhe Erbil, u arrestuan përderisa përpiqeshin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin Ukrainë-Poloni.

Sipas njoftimit të ministrisë, një gjykatë turke kishte lëshuar urdhra arresti për të dy personat për anëtarësimin e tyre të dyshuar në FETO, grupit pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi.

Të dyshuarit aktualisht janë në kryeqytetin Ankara, ku janë duke u proceduar në Zyrën e Kryeprokurorit Publik.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe pothuajse 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Kategoritë
BotaLajme