Ancelotti mendon se është trajner i Milanit, shikoni gabimin e tij gjatë intervistës (Video)

Carlo Ancelotti këtë verë u zyrtarizua si trajner i Napolit.

Ai deri më tani ka shënuar dy fitore dhe një humbje me skuadrën e re, për t’u pozicionuar kështu në pozitën e pestë.

Sot me fillim nga ora 20:45, nënkampionët aktual italian e presin Fiorentinën në San Paolo, për njërin nga takimet më interesante të xhiros në Apenine.

Në vigjilie të këtij dueli, ish-trajneri i Milanit, ka gabuar shumë. Teksa fliste në konferencë, i i’u referuar Milanit si skuadra e tij aktuale, për të ngjallur kështu reagimin e asistentëve të tij.

Kujtojmë që si lojtar dhe trajner, Ancelotti ka fituar katër Liga të Kampionëve me Rossonerët.

Në 20 sekondat e para të videos së mëposhtme, mund t’a vëreni gabimin e tij.

 

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet