Analiza e javës – Rëndësia e zbulimit të gazit natyror në Detin e Zi nga Turqia

Analizë e profesorit të asociuar Murat Yesiltas Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me zbulimin e Turqisë të gazit natyror në Detin e Zi.

Publikimi i zbulimit të Turqisë të rezervave të gazit natyror javën e kaluar në Detin e Zi shënoi rendin e ditës kombëtar dhe ndërkombëtar. Në deklaratën e tij Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi se Turqia në pjesën e fushës së kërkimit të quajtur “Sakarya” të zonës “Tuna” (Danub) në Detin e Zi, ka zbuluar 320 miliardë metra kub të gazit natyror dhe se rezervat në fjalë do të fillohen të transferohen deri në vitin 2023. Siç dihet Turqia është e varur 99 për qind nga energjia jashtë vendit.  Konsumi vjetor i Turqisë në gazin natyror, i cili përbën një pjesë të rëndësishme të varësisë së përmendur, është 50 miliardë metra kub. Ndërsa gazi i zbuluar në Detin e Zi vlerësohet të jetë i sasisë për të përmbushur nevojat e Turqisë për 7 ose 8 vjet. Mirëpo një zbulim i tillë është zbulimi më i madh në historinë e Turqisë dhe i 12 në radhitjen botërore të zbulimeve të gazit natyror.

Vartësia e Turqisë në energji nga jashtë kërkon marrëdhënie të ekuilibruar me shumë vende dhe bë që të shpenzohen më shumë se 50 miliardë dollarë, ndërsa krijon një deficit në llogarinë rrjedhëse në buxhetin e saj për shkak të shumës që paguan për energjinë çdo vit. Për këtë arsye, edhe pse rezervat e gazit në Detin e Zi plotësojnë nevojat e vendit për energji në sasi të vogël, kjo bëri që të shfaqet një dinamikë të re në politikën energjetike të Turqisë. Një nga këto dinamika është edhe diversiteti i energjisë.

Turqia prej kohësh po ndjek një politikë të diversifikimit të burimeve të energjisë. Me rritjen e burimeve të energjisë së rinovueshme si energjia e erës dhe energjia diellore dhe me investimet e saj Turqia ka zhvilluar një burim të rëndësishëm të kapacitetit të energjisë të bazuar në fuqinë e ujit. Në rast të vazhdimit të eksplorimit të Detit të Zi gazi natyror i Turqisë mund të jetë në gjendje të krijojë një burim të rëndësishëm alternativ të energjisë. Një shtyllë tjetër e politikës së diversifikimit të energjisë është diversifikimi i vendeve të burimit.

Qëllimi këtu është të shmanget varësia nga një vend i vetëm ose nga një burim i vetëm energjie. Zbulimi në Detin e Zi e lehtësoi dorën e Turqisë dhe mund të bëjë që ajo të jetë më fleksibile në aspektin e diversitetit të burimeve energjetike. Një pasqyrim tjetër i rëndësishëm është edhe forcimin i sigurisë së furnizimit me energji dhe konsolidimi i pozicionit të Turqisë. Ajo është njëra prej vendeve më kritike në transferimin e energjisë.

Një ndër avantazhet e Turqisë është se ajo ka një strukturë të qëndrueshme. Nëse merren parasysh konfliktet e vazhdueshme përreth Turqisë, burimet e energjisë dhe potenciali ekzistues i rezervave të energjisë, kjo strukturë bëhet edhe më e rëndësishme. Gazi natyror i zbuluar në Detin e Zi do të forcojë edhe më shumë pozitën e Turqisë si vend transit dhe do të shtojë gjithashtu një dimension të ri për sigurinë e energjisë duke e shndërruar atë në një vend energjetik.

Ky gaz do të bëjë që Turqia të jetë një aktore e rëndësishme në gjeopolitikën energjetike ndërkombëtare. Turqia, e cila është në dezavantazh në tregun ndërkombëtar të energjisë, ku konkurrenca dhe çmimet janë jashtëzakonisht të larta, nëse arrin ta shndërrojë gazin e Detit të Zi në një burim të qëndrueshëm energjie, do të ketë avantazhe të mëdha në negociatat e energjisë. Përveç roleve të tjera në periudhën e re këto avantazhe mund të kthehen në fuqi energjetike të Turqisë. Në qoftë se Turqia, e cila kohëve të fundit ndjehet e vetmuar përballë një bllokimi në shkallë rajonale në politikën e jashtme, arrin të shndërrohet në një fuqi energjetike mund të ketë më shumë gjasa të rrisë fleksibilitetin e saj në politikën e jashtme. Gazi natyror i zbuluar në Detin e Zi tani nuk mjafton që Turqia të jetë një gjigant i energjisë, por është një pikënisje që arriti në politikat e saj këmbëngulëse për t’u bërë një fuqi energjetike. Në rast të vazhdimit të kësaj Turqia mund të bëhet një fuqi e madhe energjetike dhe në këtë mënyrë mund të çojë në ndryshime rrënjësore në gjeopolitikën rajonale.

Autor: Prof. asc. Murat YESILTAS


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet