Ana tjetër e medaljonit në Siri, Asadi organizon garë për “bodybuilding” (Foto)

Në njërën anë për shkak të luftës civile në Siri me dhjetëra persona humbin jetën çdo ditë ndërsa në anën tjetër gjërat janë ndryshe, zhvillohet një jetë më me ngjyrë.

Lufta nuk ka të ndalur me vite me radhë duke shkaktuar shumë humbje të jetërave të pafajshme ku shumica e tyre janë femra dhe fëmijë. Por është një grup që pavarësisht këtyre trazirave dhe tragjedive çnjerëzore, jetojnë një jetë krejtësisht ndryshe.

Për herë te parë që nga fillimi i luftës në Siri, dje është mbajtur gara për meshkujt me trup të zhvilluar e ashtuquajtur ‘Body Builder Show’. Ky show u mbajt në Damscus, kryeqyteti i Sirisë i cila tashmë gjendet nën kontrollin e regjimit të Asadit.

Ajo se çka e tërhoqi vëmendjen mediave botërore ishin postaret gjigante e Bashar Asadit të cilat ishin vendosura ne sallën ku mbahej gara.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet