Amir Rrahmani: Nuk do të ketë fyerje raciste gjatë ndeshjes me Anglinë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se nuk do të ketë fyerje raciste gjatë ndeshjes me Anglinë.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media duke shtuar se populli i Kosovës është shumë miqësor dhe se ka një miqësi të fortë me Anglinë, njofton Klan Kosova.

“Populli i Kosovës është shumë miqësor dhe me Anglinë ka një miqësi të fortë. Në vendin tonë nuk ka gjasa të ketë fyerje raciste pasi shumë njerëz janë fansa të futbollistëve të Anglisë”.

Ndeshja Kosovë-Angli do të zhvillohet të dielën (17 nëntor, 2019) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet