Amerikë – Zemërimi dhe protestat përhapen në shumë shtete të vendit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ngritur në këmbë pas vdekjes së George Floyd si pasojë e dhunës së policisë ditën e martë në shtetin Minesota… Pavarësisht se polici, autori i krimit është arrestuar, reagimi i popullit nuk merr fund.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ngritur në këmbë pas vdekjes së George Floyd si pasojë e dhunës së policisë ditën e martë në shtetin Minesota… Pavarësisht se polici, autori i krimit është arrestuar, reagimi i popullit nuk merr fund.

Protestat ndaj dhunës së policisë që marrin shpesh në objektivë afro-amerikanët dhe shpesh herë rezultojnë me vdekjen e tyre janë përhapur dhe janë shtrirë në 20 shtete.

Kurse Presidenti Trump merr reagime me deklaratën e tij: “nëse ngjarjet nuk qetësohen, ushtria është në gatishmëri”.

Ai mbroi mendimin se protestuesit që janë derdhur në rrugë njollosin kujtimin e Floyd.

“Këto janë grupe të organizuara radikale të majta dhe ndotin kujtimin e Floydit. Dhuna duhet të marrë fund për kujtimin e tij. Këta njerëz, ky grup Antifa, këta janë njerëz të majtë radikalë, njerëz të këqij. Është e nevojshme t’u mësojmë atyre se nuk mund të veprojnë në këtë mënyrë”, u shpreh Trump.

Edhe një ditë më parë, në lidhje me protestuesit e mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë, Presidenti amerikan tha se nëse këtë e bëjnë përsëri dhe nëse kalojnë korridorin e sigurisë, do të përballen me qentë.

Pavarësisht kësaj protestuesit u mblodhën përsëri të shtunën në mbrëmje përpara Shtëpisë së Bardhë. Për shkak të ndërhyrjes së dhunshme të policisë, protesta ku merrnin pjesë qindra njerëz, u kthye përsëri në përleshje.

Në një postim në “Twitter” ai u kërkoi mbështetësve të tij për protestë mbështetëse përpara Shtëpisë së Bardhë dhe pretendoi se “80% e plaçkitësve në Mineapolis ishin nga jashtë këtij shteti” dhe parashtroi se këta persona dëmtojnë bizneset e vogla që u përkasin afro-amerikanëve, shtëpitë, pasurinë publike dhe banorët e Mineapolisit që kërkojnë paqe dhe barazi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend që të ulë tensionin në rritje në mbarë vendin, bëri një vlerësim duke thënë: “Guvernatorët dhe kryetarët liberalë duhet të marrin masa drastike, ose qeveria federale do të përfshihet dhe do të bëjë atë që duhet bërë. Kjo përfshin përdorimin e fuqisë së pakufizuar të ushtrisë sonë, përfshi edhe ndalimin e shumë protestuesve. Faleminderit!”

Kurse Departamenti i Mbrojtjes (Pentagoni) deklaroi se është i gatshëm të ndihmojë autoritetet e Minesotës për ndërhyrjen ndaj protestave, që filluan me vrasjen e Floyd dhe që janë kthyer në ngjarje të dhunshme.

George Floyd në moshën 46-vjeçare, ndërkohë që u ndalua ditën e martë nga ana e policëve të Mineapolisit me dyshimin për mashtrim, ishte lutur prej shumë minutash se “nuk merrte frymë”, pasi një polic kishte vënë gjurin në fytin e tij për një kohë të gjatë.

Floyd humbi jetën në spital dhe videot e regjistruara gjatë ngjarjes me anë të celularëve kishin ngjallur reagim të madh në median sociale.

Pamjet kishin nxitur edhe një herë debatet në vend për dhunën e policisë ndaj afro-amerikanëve dhe ishin bërë shkak për protesta në shumë qytete duke filluar nga Mineapolis.

Në Mineapolis, ku vende vende protestat janë kthyer në ngjarje dhune, banorët kanë pastruar ndërtesat publike dhe private të djegura si dhe rrugët dhe kanë marrë masa ndaj plaçkitjeve.

Një protestuese që nuk ka dashur të bëjë publik emrin e saj tha: “Jemi këtu për të dëshmuar zemërimin dhe dhimbjen qindra vjeçare”, kurse në tjetër tha: “Nën këtë zemërim dhe mllef qëndrojnë arsyet e drejta”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet