Amerika dhuroi 20 autoblinda Kosovës, 48 Serbisë (Foto/Video)

14 dhjetori pritet të jetë datë e rëndësishme për  Kosovën. Pikërisht në këtë ditë pritet të zyrtarizohet Ushtria e Kosovës, pas votimit të tri projektligjeve që Forcën e Sigurisë së Kosovës e shndërrojnë në Forcë të Armatosur.

Por duke u afruar kjo datë, ShBA-të kanë bërë një donacion për FSK-n duke dhuruar 20 autoblinda.

Metro i ka siguruar fotografitë përmes burimeve në Qeverinë e Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në transportin e këtyre mjeteve dhe pajisjeve ushtarake nga SHBA’ja.

Po ashtu burimet e gazetës kanë mësuar se këto pajisje ushtarake kanë ardhur mbrëmë gjatë orëve të vona, ku kanë mbërritur disa kamionë me 20 autoblinda në Prishtinë.

Nga të njëjtat autoblinda por me mundësi montimi të armës, Shtete e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar kanë dhuruar edhe ushtrisë serbe ku në përurimin e këtyre makinave ishte prezent edhe vet presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Vuçiç në ceremoninë e pranimit të 48 autoblindave falënderoi SHBA-të në prani të ambasadorit të tyre në Beograd Kyle Scott.

Më poshtë mund t’i shihni disa foto ku shihen autoblinda dhe mjete ushtarake:

Kurse më poshtë mund t’i shihni disa foto të autoblindave amerikane të dhuruara ushtrisë serbe:

Ndryshe në FSK thuhet se tashme kanë arritur edhe 20 automjete të blinduara ‘Humvee’, si donacion nga Ushtria e Amerikës.

E është pikërisht kryeparlamentari  Kadri Veseli i cili po vazhdon qëndrimin e tij në SHBA, ku edhe vizitoi Gardën Kombëtare Amerikane, ku edhe pa nga afër makineritë  ushtarake.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet