Ambasadori turk: Presim nga Kosova që të vazhdojë solidaritetin me Turqinë në luftën kundër FETO-s

Në Prishtinë u organizua program përkujtimor me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Ambasada e Turqisë në Prishtinë organizoi program përkujtimor me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Programi i organizuar në Sallën e Institutit “Yunus Emre” Prishtinë, u zhvillua me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Pjesëmarrës në program ishin ambasadori i Turqisë në Prishtinë Çağrı Sakar, ministri i Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Enis Kervan, Zëvendëskryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, deputetja e KDTP Fidan Brina Jılta, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç si dhe përfaqësues të institucioneve turke në vend.

Ambasadori Sakar, në fjalimin e tij theksoi se tentativa për grusht shteti i 15 korrikut, nëse merren parasysh të gjitha krimet që ka kryer organizata terroriste FETO është pjesa e dukshme e ajsbergut.

Ai potencoi se sulmi terrorist i 15 korrikut është kryer për arsye se kanë filluar të merren masa kundër organizatës terroriste FETO, duke shtuar se sot kanë më shumë informacione rreth krimeve të kryera nga rrjeti i FETO-s, pas rasteve dhe hetimeve që po vazhdojnë që 4 vite në Turqi.

Ambasadori turk tha se e kanë marrë përsipër si një detyrë t’i paralajmërojnë vendet mike dhe vëllazërore për organizatën terroriste tinëzare dhe pabesë

“FETO të cilën mund ta cilësojmë si organizatë terroriste e gjeneratës së re, nuk ka garanci se nuk do t’i përsërisë edhe në vendet ku vazhdon praninë ato që i bëri në Turqi. FETO është një kërcënim serioz në të gjitha vendet që gjendet. Presim nga vendet mike dhe vëllazërore përfshirë edhe Kosovën që të vazhdojnë solidaritetin me vendin tonë në luftën kundër organizatës terroriste FETO si dhe të rrisin bashkëpunimin me hapa shtesë konkrete në luftën kundër terrorit.” tërhoqi vëmendjen Sakar duke shtuar se këtë duhet ta bëjnë për sigurinë e të ardhmes së vendeve të tyre e jo për Turqinë.

Nga ana e tij, Damka, deklaroi se vetëvendosja e shoqërive sovrane i përket vetëm kombit.

“Sigurisht që ka shqetësuar disa qarqe fakti se presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka shndërruar Turqinë në një fuqi të madhe për shkurt kohë. Por kjo tentativë kundër një lideri i ardhur në fuqi me zgjedhje demokratike me vullnetin e popullit, gjithashtu shfaq edhe frikën dhe pafuqinë ndaj përparimit të pandaluar të Republikës së Turqisë”, u shpreh zëvendëskryetari i Kuvendit të Kosovës.

Në fund të programit u shfaqën në një ekspozitë vizatimet e piktorëve kosovarë me temë luftën kundër tentativës së grusht shtetit të 15 korrikut./AA

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet