Ambasadori Sakar: Përdorimi i flamurit nga turqit në Kosovë është e drejte e garantuar me ligj

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar gjatë vizitës së sotme në komunën e Gjilanit, i pyetur se si e komenton ngjarjen e shpërndarjes së fotografisë me flamurin turk dhe përshendetjen ushtarake në një shkollë të Prizrenit, është përgjigjur se është e garantuar me ligj, njejtë sikur për të gjitha komunitetet tjera, përdorimi i flamurit nacional edhe nga ana e fëmijëve turq, raporton KosovaPost.

“Ky fakt është duke u përdorur me qëllim nga disa qarqe që kanë për qëllim t’i prishin marrëdhëniet Kosovë-Turqi”, tha Sakar.

Ambasadori Sakar ndër të tjera shtoi se kjo fotografi në fakt kjo s’ka të bëjë me ideologji, por e gjithë kjo ka rrjedhur nga ndeshja Francë-Turqi, ku lojtarët turqë kanë dërguar përshëndetjen ushtarake si shenjë mbështetje ndaj ushtrisë turke e cila duke zhvilluar një operacion kundër terrorizmit në Siri. Kjo foto është publikuar një ditë pas ndeshjes.

Ai gjatë deklaratës, ndau një përvojë të tij ku tha se në një nga kafenetë e Gjilanit, punëtori i cili e kishte shërbyer me kafe e kishte përshëndetur me “Përshëndetjen ushtarake”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet