Ambasadori Sakar: Bota nisi të kuptoj se FETO është një organizatë me duar të përgjakura

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, në këtë intervistë ekskluzive për Gazeta e Re, ka folur për rrethanat dhe momentet në të cilat ka kaluar vendi i tij me 15 korrik 2016, datë kjo që shënon tentim puçin e dështuar ushtarak mbi Turqinë. Veç kësaj ai ka folur edhe për sfidat dhe peripecitë që Republika e Turqisë kaloi prej 15 korrikut 2016 deri më sot.

GER: Ekselenca juaj, po i afrohemi përvjetorit të tretë të tentim grushtetit që u realizua në Turqi më 15 Korrik të vitit 2016. A na tregoni paksa për natën kur u sulmua shteti, sistemi politik dhe popullli i Turqisë?

SAKAR:  Tentim gurshteti i planifikuar dhe i realizuar nga Organizata terroriste Fetullahiste (FETO) nga ana e pjesëtarëve të kësaj organizate që u infiltruan brenda ushtrisë, duke vepruar jashtë zingjirit komandues të forcave të armatosura, është sulmi më i përgjakshëm me të cilin u ballafaqua Turqia.Në historinë tonë s’kemi parë egërsi dhe tradhëti qëi ngjan asaj të natës së grushtetit. Atë natë u bombarduan këto objekte, parlamenti, ndërtesa e presidencës, drejtoria kombëtare e intelegjencës, qendra e njësive speciale të policisë dhe drejtoria e përgjithshme e policisë. Sipër popullatës civile u sulën me tanke, nga ajri u sulmuan e bomba dhe u hap zjarr nga helikopteri.Tradhëtarët e FETO-së të kamufluar si ushtarë, sipër shokëve të tyre lëshuan bomba pa u përmbajturfare. Gjatë asaj nate i patëm 251 dëshmorë dhe mase njëmijë prej tyre janë të plagosur.

15 korriku e shpërfaqi rrezikun e madh të organizatës terroriste FETO ndaj shtetit tonë. Në esencë që të mund t’i kuptojmë të gjitha dimensionet e 15 korrikut, duhet të analizohen aktivitetet e mëhershme të rrjetit të errët duke nisur nga shkollat dhe kurset e tyre. Në esencë në shkollat që u themeloi nën dukjen e pafajshme të lëvizjes arsimore, duke ndikuar në kokat e reja, u përgatit një grup urdhër-zbatues që i realizojnë pa pyetur urdhërat e liderit dhe që nuk e njohin asnjë normë ligjore ose morale.Ata që u diplomuan nga këto shkolla, përmes vjedhje së pyetjeve u vendosën në vendet më kritike të shtetit, dhe të gjithë njerëzit që i panë pengesë për shtetin i përjashtuan përmes kurtheve të pakufishme. FETO, duke i përdorur për të keq burimet e shtetit dhe autoritetin e tij, në drejtim të interesave të organizatës, e fuqizoi aspektin e tij ekonomik dhe politik. Më 15 korrik fatkeqësisht u kuptua madhësia e strukturës që FETO e ngriti brenda Forcave të Armatosura Turke. Padyshim që kontributi më i madh i asgjësimit të ktij rreziku të madh, i takon popullit turk që tregoi se është i gatshëm ta jep jetën për shtetin e demokracinë.

GER: Çka ndryshoi në Turqi që prej natës kur ndodhi tentim grushteti e deri më sot? Sa kanë ndikim masat e sigurisë që janë marrë?

SAKAR: Gjatë tri viteve të kaluara njëri ndër prioritet e shtetit tonë është ballafaqimi me FETO-n brenda dhe jashtë shtetit. Brenda shtetit tonë përpjekjet vazhdojnë në tri rrafshe. Në korniza të kësaj fillimisht është mundësuar që përgjegjësit e tentim të grushtetit të japin llogari para drejtësisë e cila në thelb e ka epërsinë e ligjit; u deshifrua strukturimi i FETO-s brenda institucioneve të shtetit, për pjesëtarët e tyre janë nisur procedura administrative dhe ligjore, kështu që u shkatërrua “struktura e shtetit paralel”; u asgjësuan të gjitha strukturimet e FETO-s që gjendeshin në arsim, medja, sektorin e bankave dhe të gjitha sferat e ekonomisë.

Përkundër sprovave të mëdha të sigurisë me të cilat ballafaqohemi, përpjekja brenda shtetit vazhdon të realizohet sipër themeleve të epërsisë së ligjit dhe principet e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore. Janë bërë përpjekje që të mos dëmtohet askush, janë ngritur mkanizma të reja për analizimin dhe zgjidhjen e pretendimeve për dëmtim. Gjatë këtij procesi, FETO bëri transformim të madh. Organizata që e humbi boshtin kryesor në Turqi, përpiqet të qëndrojë në këmbë përmes strukturave që i ka jashtë shtetit.Rrjedhimisht ballafaqimi me strukturat e FETO-s që janë jashtë Turqisë.

GER: Gjatë këtij procesi çka bëri Turqia në sferën ndërkombëtare?

SAKAR: Ballafaqimi me FETO-n është njëra ndër elementet prioritare të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë këtij procesi. Boshtin e angazhimeve tona e përbën shpërfaqja e së vërtetës se FETO është rrezik edhe kur shikohet nga këndvështrimi i shteteve tjera. Në këtë kontekst edhe shtetet tjera në të cilat është shtrirë FETO që nga vitet 1990 e këndej, duke krijuar struktura të ngjashme me atë që është në Turqi, theksohet me shembuj konkretë që për veten e tyrekrijojnë hapësirë politike dhe ekonomike, andaj në këtë drejtim s’privohen nga shkelja e ligjeve të shteteve në të cilat gjenden, madje veprojnë si organizatë e intelegjencës. Në anën tjetër, ngushtimi i hapësirës së veprimit të organizatës terroriste FETO, jashtë shtetit, janë aktivizuar edhe masa administrative dhe procese gjyqësore me qëllim të pengimit të ikjes nga drejtësia të anëtarëve të tyre dhe pengimit të transfereve të parave. Në kuadër të hetimeve të nisura në Turqi drejt anëtarëve kryesorë të FETO-s që janë të strukturuar jashtë shtetit, shteteve ku ata gjenden u janë dërguar kërkesat për transferim të tyre. Sidomos hapat që janë hedhur me qëllim të viktimizimit të tyre në sferën e arsimit, aktivitetet e nevojshme i realizon Fondacioni Maarif. Në korniza të kësaj, përpjekjet e dendura që i zhvillojmë me kontributin e ambasadorëve që janë jashtë shtetit, nisëm të marrim rrezultate konkrete.

GER: Cilat janë këto rrezultate konkrete? A mund të na jepni pak shembuj?

SAKAR: Para se gjithash të tregojmë se FETO nuk është si përpiqet të duket, pra lëvizje shoqërore e pafajshme që merret me punë të arsimit dhe bëmirësisë, por që kemi të bëjmë me organizatë tinëzare dhe të errët e cila ka angazhime në aspektin politik dhe ekonomik, gjë që edhe pse jo në shpejtësinë që duam, megjithatë kjo nisi të kuptohet në arenën ndërkombëtare. Këto krijuan vetëdije në opinionin publik për strukturën e organizatës. Shumë shtete FETO-n e shpallën organizatë terroriste. Në kuadër të kësaj, në mbledhjen e 43-të të organizuar nga ministrat e punëve të jashtme të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, më datë 19 Tetor 2016 FETO u shpall organizatë terroriste; një vendim i ngjashëm u muarr nga më 19 Tetor 2016 nga Asambleja Parlamentare e Azisë; kurse më datë 27 Janar të vitit 2017 kjo u vërtetua në mbledhjen e 12-të të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Krahas Qipros Veriore edhe Gjykata e Lartë e Pakistanit përmes vendimit të marrë më 28 Janar 2018 FETO-n e shpalli organizatë terroriste.

Vetëdija e krijuar te FETO në shtetet e treta, e krijoi edhe rrezultatin e ndjekjes nga afër dhe shqyrimit të këtyre elementeve prej shteteve në fjalë. Në shtete të ndryshme u shpërfaqën procedurat e fshehta të nëdrmarra nga FETO. Anëtarët e organizatës u përjashtuan nga shteti. Krahas përjashtimit nga shtetet e treta, nga mase 20 shtete, më shumë se 110 anëtarë të FETO-s, u sollën në Turqi. Fondacioni Maarif i Turqisë (TMV) në 18 shtete i morri përsipër shkollat që kishin të bënin me FETO-n. Në 36 shtete janë mbyllur shkollat dhe kurset e gjuhëve që ishin të lidhura me FETO-n. Këto përpjekje e rritën presionin mbi anëtarët e organizatës që veprojnë jashtë shtetit dhe ka shkaktuar ngushtim të dukshëm në strukturën e organizatës që është jashtë shtetit dhe e ka kufizuar seriozisht hapësirën e tyre manovruese. Krahas Turqisë, duke nisur me shtetet e Afrikës, janë shtuar ikjet nga shumë shtete ku kanë qenë aktiv.

Derisa në rrjetin ndërkombëtar të FETO-svërehet dëmtim i dukshëm, organizata duke i shfrytëzuar PR dhe lobimin, përpiqet që përmes lajmeve të rrejshe të viktimizohet, të rishfaqet sërish në medie dhe ta fuqizojë lidhjen me qarqe që janë armik me Turqinë. Përpjekjet tona kundër FETO-s në sferën ndërkombëtare janë afatgjate. Qeveria jonë përpjekjet e saj në këtë drejtim do t’i vazhdojë me vendosmëri.

GER: Si e vlerësoni solidarizimin e Kosovës si shtet ku veproni ju, me Turqinë lidhur me tentimin e grushtetit?

SAKAR: Turqia meKosovën ka raporte të mira miqësore që bazohen në histori të përbashkët. Bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Kosovë dhe njerëzit me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Turqi, për ne e bëjnë këtë shtet edhe më të çmuar. Përkrahja e fuqishme që Turqia ia jep Kosovës, shkon deri në kohën e para shpalljes së pavarësisë. Gjithashtu edhe në kohën e pas shpalljes së pavarësisë, Turqia vazhdon të bëjë çkado që ka mundësi në mënyrë që të fuqizohen institucionet dhe ta ketë një pozitë të respektuar në arenën ndërkombëtare. Pas tentim grushtetit të 15 Korrikut, përkrahja që e tregoi populli i Kosovës ndaj nesh është shumë i madh. U ndieva shumë i kënaqur kur e kuptova që gjatë mbrëmjes së tentim grushtetit, populli i Kosovës doli në rrugë dhe e përkrahu popullin dhe demokracinë turke. İnstitucionet Kosovare i përgëzojmë për masat që i morën ndaj anëtarëve të organizatës FETO. Krahas kësaj institucionet Kosovare duhet të reflektojnëë vullnet ë të fuqishëm në lidhje me institucionet që lidhen me FETO-n, duke nisur nga shkollat e lartë-përmendura. Këtë s’duhet ta bëjnë për Turqinë, por për të ardhmen e Kosovës dhe të fëmijëve të tyre. Si Turqi urojmë që asnjë shtet i yni mik, të mos i bëjë gabimet lidhur me FETO-n që i kemi bërë ne në të kaluarën. /Gazetaere.com/ 

Kategoritë
INTERVISTALajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet