Ambasadori rus: Jam i impresionuar nga përpjekjet e Turqisë për shëndetin e turistëve

“Do të doja të theksoja se vendet e tjera po ashtu mund të mësojnë nga ky sistem”, tha Alexei Yerkhov, duke vlerësuar përpjekjet e Turqisë për ruajtjen e shëndetit të turistëve gjatë pandemisë.

Ambasadori rus në Ankara, Alexei Yerkhov, ka deklaruar se gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) është i impresionuar nga përpjekjet e Turqisë për të ruajtur fluksin e turistëve dhe për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e atyre që vizitojnë vendin për pushime.

Ambasadori Yerkhov foli për Anadolu Agency (AA) rreth pjesëmarrjes së tij në aktivitetin e javës së kaluar “Zbulo përsëri”, të mbajtur në qytetin turk Antalya, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorë të vendeve të tjera.

Në këtë aktivitet u prezantuan shërbimet e turizmit që i ofron Turqia gjatë procesit të normalizimit në lufën kundër pandemisë COVID-19 dhe njëkohësisht u promovua sistemi i certifikimit të turizmit të sigurt.

“U impresionova nga përpjekjet e palës turke për të ruajtur fluksin e turistëve dhe për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e turistëve gjatë pushimeve”, tha Yerkhov, duke theksuar se në atë kontekst është bërë më shumë punë në aeroporte, hotele dhe objekte të tjera turistike.

Ambasadori rus theksoi se Turqia ka zhvilluar një sistem shumë tërheqës të “certifikimit të turizmit të sigurt”

“Do të doja të theksoja se vendet e tjera po ashtu mund të mësojnë nga ky sistem. Deti dhe dielli, si gjithmonë, janë të këndshëm dhe tërheqës. Institucionet ruse dhe turke janë në kontakt të vazhdueshëm dhe po punojnë për çështjen e rifillimit të fluturimeve dhe për udhëtimin e turistëve rusë në Turqi”, tha Yerkhov.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njoftoi se Turqia është vendi i parë në Evropë vuri në praktikë një sistem të certifkimit të turizmit të sigurt në aspektin shëndetësor.

Ambasadorë dhe gazetarë të huaj u takuan në Antalya për “turizmin e sigurt”

Në aktivitetin e javës së kaluar në Antalya morën pjesë 50 ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Turqi, si dhe disa gazetarë të huaj, ku u prezantua shërbimet turistike që ofron vendi gjatë procesit të normalizimit në luftën kundër COVID-19.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë, në një konferencë për media u adresua ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili në fjalën e tij theksoi se janë të përkushtuar që të gjithë turistët që do të vizitojnë Turqinë, pasi të kalojnë pushimet e tyre në kushte të sigurta higjienike, të kthenen të sigurt në vendlindjet e tyre.

Kategoritë
BotaLajme