Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar vizitoi kryetarin e Kuvendit, ia dhuroi librin “15 Korriku i Turqisë”

Ambasadori i sapoemëruar i Republikës se Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, dje ka realizuar një vizitë tek Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, transmeton Gazeta e Re.

Ndryshe, 50 shkrimtarë, anëtarë të Unionit të Shkrimtarëve të Turqisë, në përvjetorin e parë të tentativës për grusht-shtet, kanë shkruar në lidhje me ato që u përjetuan pas 15 korrikut për librin “Penat që i bëjnë rezistencë grushtit të shtetit”.

Përmes këtij libri, brezave të ardhshëm u përcillen tentativa e grushtit të shtetit më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) ku u vranë 248 persona dhe u lënduan 2196.

Në librin e cila është publikuar në 100 gjuhë ka përshkrime nga persona që jetuan atë mbrëmje.

Në libër zënë vend fotografitë simbol të Agjencisë turke të lajmeve Anadolli (AA), të cilat u përcollën në tërë botën për tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut. Libri ka 184 faqe. /Gazetaere.com/

Pamjet nga vizita:

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet