Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar vizitoi Komunën e Prizrenit

Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka priti në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë Çagri Sakar, raporton Gazeta e Re.

Ne postimin  tij në facebook Haskuka theksoi se me ambasadorin Sakar u bisedua për bashkëpunimin e mirëfilltë të deritanishëm me ambasadën turke si dhe për mundësinë e bashkëpunimit edhe në projekte tjera në të ardhmen.

Ja postimi i plotë:

Sot kam pritur ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Prishtinë, z. Çağrı Sakar, të cilit i kam uruar mirëseardhje në Kosovë.

Gjatë takimit me ambasadorin Sakar biseduam për bashkëpunimin e mirëfilltë të deritanishëm me ambasadën turke si dhe për mundësinë e bashkëpunimit edhe në projekte tjera në të ardhmen.

Po ashtu në takim biseduam për bashkëqeverisjen me të gjitha partitë e komuniteteve, për projektet e ndryshme që kemi me qytetet e binjakizuara që ndodhen në Turqi, si dhe projektet të cilat po vazhdojmë t’i realizojmë me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Pas takimit palët shkëmbyen dhurata ndërsa amabsadori Sakar kontribuoi në librin e kujtimeve.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet