Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, vizitë zyrtare kryetarit të Prizrenit

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, sot ka vizituar Kuvendin Komunal të Prizrenit, me ç’rast është pritur në një takim nga kryetari, Mytaher Haskuka. Pas takimit, kryetari Mytaher Haskuka dhe ambasadori , Qemal Minxhozi, kanë folur para medieve rreth çështjeve që kanë diskutuar, transmeton Gazeta e Re.

“Sot për vizitë në komunën tonë e patëm ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Qemal Minxhozi. Takimi u kthye në një takim të frytshëm pune ku u dakorduam për projekte kulturore dhe organizime të përbashkëta duke marrë parasysh që sivjet është 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Po ashtu biseduam për një sërë projektesh për bashkëpunim ekonomik me prioritet në zhvillimi e turizmit dhe bujqësisë. U pajtuam me ambasadorin që Prizreni mund të jetë komuna ku mund të bëjmë takime të përbashkëta ndërmjet komunave të Prizrenit, Gjakovës, Tetovës, Kukësit, Tropojës dhe Hasit, për të zhvilluar projekte të përbashkëta zhvillimore”, shkroi Haskuka në llogarinë e tij perosnale.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet