Ambasadori i SHBA-ve në Beograd: Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun sa më shpejt

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd Scott thotë se është koha që t’i jepet fund konflikteve të viteve të 90-ta.

Përmes twitter, Kyle Scott u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rifillojnë dialogun  me ndërmjetësimin e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ka ardhur koha për t’i dhënë fund konflikteve të viteve ’90.  I bëj thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rihapin sa më shpejt dialogun e sponsorizuar nga BE dhe të përmbahen nga ndërmarrja e hapave që e bëjnë të pamundur arritjen e një marrëveshje”, ka shkruar Scott.

Të martën vendet e QUINT-it përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i rikthehen dialogut.

Ambasadat kryesore kanë kërkuar edhe heqjen e taksës nga Kosova, si dhe ndalimin e propagandës së Serbisë ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet