Ambasadori i SHBA-së vjen me një kërkesë: Formojeni ekipin për dialogun

Diplomati amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar që Republika e Kosovës të fokusohet në krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës për të dialoguar me Serbinë. Ambasadori nga SHBA-ja kërkoi nga spektri politik në vend të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e një ekipi konsensual për dialogun me Serbinë.

“Nuk ka alternativë tjetër pos dialogut dhe Kosova duhet të jetë e gatshme.Punoni së bashku tani për një ekip gjithëpërfshirës, ekspertësh dhe konsensual. Fokusohuni në qëllimet e qarta afatëgjatë të Kosovës”, thuhet në postimin e Delawies.

Deri më tani nuk është parë një vullnet për të përmbushur një kërkesë si kjo e ambasadorit amerikan. Opozita ka kundërshtuar kategorikisht përfshirjen në ndonjë ekip negociues me Presidentin Hashim Thaci udhëheqës së tij.

Edhe Nisma, si parti e koalicionit qeverisës, ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë ekipi negociator.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet