Ambasadori i ri turk i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Thaçi

Ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, i dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentit Hashim Thaçi.

Pasi i uroi mirëseardhje ambasadorit Sakar, Thaçi tha se Turqia është një aleat i fuqishëm i Kosovës.

Ai i ofroi mbështetje të plotë ambasadorit të ri turk në punën e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Do të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie strategjike me Turqinë. Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ambasadori Sakar premtoi se shteti turk do të vazhdojë të mbështesë edhe më tutje Kosovën në të gjitha fushat.

Kategoritë
Lajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet