Ambasadori amerikan, qytetarëve: E ardhmja është në duart tuaja

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Phillip Kosnett, ka sjell një porosi për qytetarët e Kosovës.

Kosnett ka thënë se pavarësisht motit qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë.

Diplomati amerikan tha se e ardhmja është në duart e tyre.

“E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj. Mos lejoni borën apo COVID-19 për të ju ndaluar që të votoni. Raportoni parregullësitë dhe shkeljet tek policia e Kosovës, prokuroria, autoritetet zgjedhore apo mediat. Zhvilloni zgjedhje të lira, fer dhe të sigurta”.

Kategoritë
LajmeVendi