Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin teknik, e heq referimin “KIM” për Gjuriq

Ambasada e Republikës së Turqisë në Beograd ka ndryshuar njoftimin e publikuar në profilin e saj në rrjete sociale.

Në njoftimin e publikuar në 2 gjuhë në profilin e Ambasadës Turke në Beograd, në tekstin e shkruar ne gjuhen serbe thuhej se “Ambasadori Tanju Bilgiç është takuar me Drejtorin e Zyrën për ‘KIM’ Marko Gjuriq dhe kanë diskutuar mbi temat aktuale”, kurse në tekstin në gjuhën turke nuk kishte ndonjë gabim, për Djuriçit u referohej si “drejtor e ashtuquajtur i ofisit të Kosovës”, siç referohen edhe vetë politikanët kosovar.

Në anën tjetër, në një prononcim për mediat serbe, ambasadori turk në Beograd, Tanju Bilgiç tha se njoftimi ka të bëjë me Ofisin e Kosovës, në përkthim ka pasur një dështim teknik.

“Duhet të kemi qartë diçka, pavarësisht se si është titulli i Marko Djuric, kjo nuk tregon qëndrimin e shtetit të Turqisë e cila e ka njohur pavarësinë dhe sovranitetit e Kosovës me kufijtë aktuale. Lajmi është bërë me qëllime të keqe kështu duke injoruar të gjitha mbështetjet e Turqisë për Kosovën në fushat të ndryshme dhe veçanërisht në arnën ndërkombëtare.”

Vlen të ceket se ambasadori i Turqisë ne Beograd para disa dite kishte realizuar një vizitë në Luginën e Preshevës ku bashkë me TIKA-n ishin dakorudar për realizimin e disa projekteve në këtë zonë të banuar kryesisht nga shqiptarët. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet