Allegri: Vështirë ta transferojmë Pogban

Në prag të ndeshjes me Lazion, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka dalë në një konferencë për shtyp ku foli për merkaton, afrimin e Caceres dhe ndeshjen e nesërme.

Benatia – Donte të largohej dhe mendoj se drejtuesit e klubit ishin të zgjuar. Është e padobishme të mbash një lojtar që nuk dëshiron të qëndrojë.”

Caceres – “Biseduam me drejtorët për zëvendësimet e mundshme për Benatia. Ne menduam se Caceres ishte më i gatshmi për ne. Ai e njeh mjedisin e klubit, e njeh gjuhën. Çdo lojtar tjetër do të kërkonte një kohë të gjatë për të mësuar gjithçka.”

Dëmtimet– “Mandzukic dhe Khedira mund të kthehen kundër Parmas. Barzagli rikthehet për 3-4 javë dhe Pjanic kthehet në stërvitjen e të hënës.”

Lazio – “Ata kanë shënuar shumë gola nga goditjet standarde. Ata kurrë nuk kanë fituar kundër skuadrave të mëdha këtë sezon, le të shpresojmë se ata nuk do ta bëjnë atë nesër.”

Formacioni – “Dyshimi im i vetëm është nëse do të luajë me dy ose tre mesfushorë. Nëse zgjedh tre, do të luajë vetëm një nga Douglas dhe Bernardeschi. Cancelo do të jetë në skuadër, por do ta nisë nga stoli.”

Pogba – “Keni shfrenuar imagjinatën. Mendoj se është e vështirë të nënshkruajmë me të. Nuk kam iluzione. Do të jetë vështirë të shoh Pogba te Juventus”

Morata – “Nuk mendoj se do shkojë te Atletico. Nëse ai do të bashkohet me ta, do të luajmë kundër tij në Champions League. Nëse jo, do të jetë dikush tjetër”.

Kategoritë
Sport