Aliu i PDK-së: Ferizaj është në trenin e fitores së sigurt

Partia Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur fushatën për raundin e dytë në qytetin e Ferizajt.

Në palestrën e sporteve “Bill Clinton” simpatizantë të PDK-së si rrallëherë kanë brohoritur për Shqipërinë etnike dhe UÇK-në.

Madje thirrjet për UÇK-në kanë brohoritur në momentin kur kryetari  i partisë ka përmendur dëshmorët dhe të rënët për lirinë e Kosovës.

E Veseli i ekzaltuar për masën e madhe të mbledhur në këtë qytet nuk la pa ironizuar edhe me kundërkandidatin e Agim Aliut nga LDK-ja, Muharrem Sfarqa.

Duke qenë se Sfarqa ka ardhur nga Gjermania për të garuar për të parin e Ferizajt në vitin 2013 Veseli tha se ferizajasit ia paskan blerë biletën e autobusit për Gjermani.

Veseli: E paskit vendos kryetarit në ikje me ia ble një biletë ëpr Gjermani

“Po më doket e paskit vendos me ia ble një biletë të autobusit për Gjermani kryetarit në ikje”, ka thënë Veseli në Ferizaj.

Fitore të sigurt Veseli tha se do të ketë në të gjitha komunat duke i përmendur me radhë ato ku janë në balotazh.

 

Kryetari i PDK-së tha se fitore do të ketë në Prizren me Shaqir Totajn, në vendlindjen e Isa Boletinit në Mitrovicë me Valdete Idrizin, në Shtime me Naim Ismajlin, Kacanikun me Besim Ilazin, në Dragash me Shaban Shabanin, Rahovec me Idriz Vehapin, Malishevën me Mursel Gashin dhe Vushtrrinë me Ferit Idrizin.

Veseli po ashtu tha se nuk e ka harruar as Klinën me Sokol Bashotën por fitorja më e fuqishme do të jetë në Ferizaj me kandidatin Agim Aliu.

Për këtë të fundit Veseli pati fjalë të mëdha duke e përshkruar si njeri të qetë dhe njeri që do të bashkojë qytetarët e Ferizajt.

Veseli: Agimi do t’i bashkojë qytetarët e Ferizajt

“Agim Aliu do të punojë në mënyrë të ndershme në mënyrë transparente për qytetarët e Ferizajt. Është njeri i qetë.. Ai e ka pasion bashkimin e qytetit dhe do ta bashkojë me projektet e veta, por përveç realizmit të projekteve të mëdha investive, përveç fuqizimit të ndërrmarrësisë, përveç përmirësimit të shërbimeve komunale, përmirësimit të infrastrukturës, investimeve publike ai më së shumti do të punojë ta bashkojë qytetarët e Ferizajt e jo ti ndajë ata në baza politike”, tha Veseli.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët që të dielën të dalin të votojnë të qetë dhe t’i votojnë kandidatët e PDK-së.

Kandidati për kryetar të Ferizajt Agim Aliu i ka falënderuar votuesit e tij që më 22 tetor i besuan ndryshimit duke i dhënë forcë për të udhëhequr.

Sipas tij Ferizaj i tha Po ndryshimit të mentalitetit qeverisës që në bosht e ka interesin qytetar.

Ai tha se ora e ndryshimit po vjen dhe se ai do të jetë personi që do të bëjë ndryshimin.

Aliu: Ferizaj është në trenin e fitores së sigurt

“Ferizaj është në trenin e fitore s së sigurt. Ferizaj këtë të diel do të marr një drejtim të ri, do të hap një kapitull të ri të zhvillimit. Kjo nuk është në dorë të mes dikujt dhe dikujt. Kjo është garë në mes degradimit dhe avancimit, në mes të vendnumërimi dhe zhvillimit të vazhdueshëm. Ferizajasit po presin ndryshimin dhe unë do ta bëj ndryshimin. Ferizaj ka nevojë për energji të reja, për motivimin e njerëzve të zakonshëm të ëktij vendi për të krijuar më shumë mundësi për të gjithë ne”, tha Aliu.

Aliu tha se të dielën do të marr fund njëherë e mirë përjashtimi i qytetarëve nga vendimmarrja dhe se PDK është shpresa e munguar për këto katër vite.

Aliu në zgjedhjet e 19 nëntorit ka ëprballë kudnërkandidatin etij nga LDK Muharrem Sfarqa i cili në vitin 2013 e ka mundur atë në balotazh.  PDK e ka përmbyllur fushatën edhe në Kaçanik dhe në Shtime./KP/

Kategoritë
LajmeVendiZgjedhjet Lokale 2017

Të ngjajshmet