Ali Vezaj – Një këshillë e Pejgamberit Muhamed

Sa herë që zullum’i madh po rëndonte shumë mbi ne
na  kthehej në shpirt besë në Zotin: do të ruajmë fe e atdhe

Dhe represaljet veç shtoheshin, dushmani thonte ka edhe më
Në qiell ecnin vetëm re të zeza. Toka gjëmonte me pak zë

Vringëllimat e shpatave të hasmit na vërtiteshin mbi kokë
një zë me egërsi thërriste: vend s’ kini në këtë tokë

Për këtë tiran të moçëm, të parët tanë na patën thënë
është i pafe dhe s’ka rahmet , besë kurrë s’duhet zënë

Shpirt i besimtarit të drejtë shumë lëndohej nga kjo plagë e rëndë
Ç’na duhet kjo jetë e zorshme, fe e vatan na u shkel me këmbë.

Ndërmjet vdekjes dhe dëshirës për të jetuar një urë- shpresë
kur do të vijë ditë e mirë, të këpusë qafë’ shtriga e pabesë.

Më ra ndërmend një fjalë e madhe e profetit Muhamed
kur po u jepte këshilla të zgjedhura sahabëve të vet

Çfarë do të bëhet me ju popujt,  do t’u hypin përmbi
siç sulet një turmë me një enë me pak gjellë, me furi

Njëri nga sahabët i tha: O Pejgamber! ne a do të jemi më pak
jo, do të jeni më shumë, por të vegjël sa një dallgë t’u bart.

Armiqtë që do t’u bien në qafë s’do të kenë frikë e ligshti
dhe në zemrat e juaja do të futet një bjeshkë me dobësi

Për çfarë dobësie e ke  fjalën o profet, një sahab i tha
të trimërohen armiqtë tanë e të na sjellin një bela

Dhe foli Pejgamberi i All-llahut: një gjë ta keni të qartë
do  t’u frikësojë vdekja juve dhe dëshirë e jetës fort e zjarrtë

Tash kjo këshillë e Hazreti Muhamedit na dha zemër e jetë
në shpirtin e fesë së All-llahut është veç zëri i vërtetë.

Bashkë me këtë edhe zë i pushkës iku larg e s’u ndal
me gjak shehidi ujitej toka thatë, po edhe fusha me mal.

Ndihmë e madhe e Zotit mbuloi çdo skutë me mëshirë
Falënderim veç për All-llahun ka besimtari shpirtdëlirë.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet