Albulena Balaj – Halimaj kandidate për deputete e Degës së Nismës në Prizren

Kandidatja për Deputete e Nismës për Kosovën në Prizren Albulena Balaj Halimaj, në prezantimin e saj si kandidate për Deputete nga Prizreni, u tha gazetarëve në një konferencë për medie se i hynë garës për deputete duke e pasur përkrahjen dhe mbështetjen e familjes, Degës së Nismës në Prizren, kryesisë qendrore dhe liderit të Nismës Fatmir Limajt.

Ajo në këtë garë hynë siç e tha nga besimi dhe mbështetja e madhe që e ka marrë në zgjedhjet e vitit 2014 si dhe  përkrahjen që e ka në anëtarësinë e Nismës për Kosovën në Rajonin e Prizrenit.

“Jemi dëshmitarë se Prizreni duke qenë qyteti i dytë në vend, është edhe qyteti me më së shumti votues pas Prishtinës. Por gjithashtu jemi dëshmitar se Prizreni asnjëherë deri më sot nuk është përfaqësuar denjësisht në raport me numrin e votuesve. Në veçanti përfaqësimi i femrës prizrenase në Parlamentin e Kosovës asnjëherë nuk ishte në nivelin e duhur as në numër e as në cilësi. Unë e di se beteja për të qenë pjesë e Parlamentit nuk është e lehtë. Për një femër është edhe më e vështirë” tha Albulena Balaj Halimaj, por shtoi besimi i anëtarësisë i jep siguri në këtë garë .

“E kam besimin e subjektit tim politik, në Degë e në Qendër e kam besimin nga lideri i partisë Fatmir Limaj, dhe mbi të gjitha e kam besimin në vetvete se kësaj radhe së bashku me shumë aktivist dhe aktiviste të Nismës do t’ia dalim” tha ajo./Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet